Rreth 500 mijë peshkaqenë mund të theren për nxjerrjen e një përbërësi i cili do të përdoret tek vaksinat kundër coronavirusit.
Sipas medieve të huaja, squalene, një vaj natyral i përpunuar në mëlçinë e peshkaqenëve, po përdoret në disa prej vaksinave të cilat po zhvillohen aktualisht kundër COVID-19.
Kjo substancë përdoret edhe sot në mjekësi e cila rrit efektivitetin e vaksinave për krijimin e një reagimi më të fortë imunitar.
Gjiganti britanik i barnave GlaxoSmithKline e aplikon këtë përbërës tek vaksinat e gripit të zakonshëm ndërsa potencoi se do të prodhonte një miliard doza të vaksinës me këtë vaj.
Bazuar në raportimet e huaja, rreth 3,000 peshkaqenë iu duhen shkencëtarëve për të nxjerrë një ton squalenë.
Sipas një shoqate të peshkaqenëve në Kaliforni, rreth 250 mijë peshkaqenë do të duhej të theren për t’ia siguruar popullsisë së botës nga një dozë të vaksinës.
Studiuesit ndërkohë thonë se ka të ngjarë që njeriu të merr nga dy doza për rritjen e sistemit imunitar.
Ndryshe, pandemia e coronavirusit, ka prekur më shumë se 33 milionë njerëz, ndërsa ka lënë të vdekur afër një milion të tjerë.
Ekspertët deklarojnë se mposhtja e sëmundjes mund të lehtësohet me anë të një vaksine efektive.
Disa prej kompanive kanë filluar veçse fazën e tretë të testimit tek njerëzit, për të filluar më vonë edhe prodhimin në shumicë.
Burimi: Telegrafi