Rithirret sërish te Polonia, 35-vjeçari i jep zemër skuadrës: U trondita me rezultatin e Moldavisë, do marrim 6 pikët ndaj Shqipërisë dhe Ishujve Faroe

by KLIKOJE.AL

Kamil Grosicki është thërritur sërish në përfaqësuesen polake dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet me Ishujt Faroe dhe me Shqipërinë. Lojtari polak është paraqitur në konferencë për shtyp përpara gazetarëve, ku ka shprehur besimin e tij se Polonia do të dalë me 6 pikë nga dy sfidat e shtatorit. Grosicki duket se nuk trembet as nga stadiumi i stërmbushur që e pret në Shqipëri, teksa beson se Kombëtarja e tij do të sigurojë dy fitore në këtë grumbullim.

“Çfarë ka ndodhur i përket të shkuarës. Kur Polonia luante me Moldavinë, unë isha me pushime me Kamil Glik. Nuk e kam parë ndeshjen kundër Moldavisë. Kur pashë rezultatin, u trondita. Tani duhet të shohim përpara dhe të jemi pozitivë. Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme për të fituar.

Rezultatet krijojnë gjithmonë një atmosferë të mirë. Kohët e fundit forma e ekipit kombëtar nuk ka qenë më e mira, por ne duhet të shohim përpara dhe të bëjmë gjithçka për të marrë 6 pikë. Unë besoj se do ta bëjmë këtë gjë.”, ka deklaruar ndër të tjera Kamil Grosicki.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.