Rita Ora përballet me fansat e inatosur, shkak bëhen autografet false: Na kthe paratë!

by KLIKOJE.AL

Rita Ora po përballet me një situatë të pakëndshme së fundmi.

Ndjekësit dhe dashamirësit e muzikës së Rita Orës po bëjnë thirrje për kthimin e parave nga ylli i popit, pasi ata shprehën shqetësime mbi origjinalitetin e autografeve të albumit të saj të fundit, të cilat shiten në internet deri në 25 £.

Fansat kanë vënë re  dallime midis shkrimit të skalitur në kopertinat e shitura në internet dhe atyre të firmosura nga vetë Rita Ora.

“Shkrimi i dorës dhe nënshkrimi duken shumë ndryshe. Në asnjë mënyrë nuk i nënshkroi ajo. Kaq zhgënjyese” -ishin komentet më të shpeshta në rrjet.

Ka pasur një reagim zyrtar nga kompania muzikore e cila merrej me shitjen e albumeve të këngëtares ku thuhej: “Ne donim t’ju sigurojmë se kemi folur me ekipin e Ritës që ishte me të atë ditë dhe ata kanë konfirmuar se ajo ka nënshkruar albumet dhe gjithashtu ka postuar një video të saj duke i bërë ato”.

Sa i përket vetë artistes ajo nuk ka reaguar duke mos dhënë asnjë përgjigje publikisht për thirrjen e fansave që të rimbursojë paratë për albumet nëse ka autografe false.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.