Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka disa kohë që është në lidhje me regjisorin e famshëm, Taika Waititi.
Ky i fundit duket të jetë shumë suportues ndaj të dashurës së tij dhe arritjeve të saj në karrierë.
Ai së fundmi ka shpërndarë me fansat e tij në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet një përmbledhje nga koncerti i fundit i Ritës i mbajtur në Kullën Eiffel.
Por e veçanta është se ai ka shkruar në mbishkrimin e saj fjalën “Zog” në gjuhën shqipe, e që duket të jetë termi përkëdhelëz me të cilin i referohet artistes shqiptare.
”Jepi Zog”, ka shkruar Taika Waititi, duke i uruar Ritës suksese në këtë koncert.
Rita dhe regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re filluan të takoheshin në fillim të këtij viti, kur Rita ndodhej në Australi për formatin “The Voice” atje.