Risi te Flamurtari, klubi vlonjat prezanton uniformat e reja, ndryshime në logon e klubit

by KLIKOJE.AL

Flamurtari ka prezantuar uniformat e reja për sezonin 2024/2025 që i gjen ata në Kategorine e Parë. Me një postim në faqen zyrtare, klubi publikon foto të të 3 fanellave që lojtarët do të mbajnë veshur gjatë këtij sezoni.

Ruhen ngjyrat tradicionale kuqezi për fanellën e parë si dhe sfondi i bardhe në të dytën. Vihet re një ndryshim i logos ekzistuese në stampimin në fanellë. Megjithatë, do të jetë thjeshtë një ndryshim dizajni në stampimin në fanellë pasi emblema zyrtare nuk do të ndryshojë.

Flamurtari po kryen përgatitjet e fundit për startin e sezonit të ri sportiv dhe merkato e verës tregoi qartë se do të jenë favoritët absolut për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.