Shqipëria do të luajë 3 ndeshje brenda muajit në nëntor, ndaj Kosovës miqësoren e datës 11 në Elbasan dhe dy sfidat kualifikuese ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë më 15 dhe 18 të këtij muaji. Trajneri Edi Reja ka bërë publike listën ditën e sotme. Bie në sy që në Kombëtare ka rikthime të rëndësishme si Gjasula, Balaj apo edhe Uzuni.
Do të jetë në grumbullimin me Kombëtaren Lorenc Trashi, të cilit duket se i është pranuar kërkesa e bërë, bashkë edhe me kërkesën e FSHF-së, në mënyrë që ai të ketë leje nga instancat shtetërore të Kuvajtit për të mos kryer karantinën prej 14 ditësh në kthim.
Elseid Hysaj dhe Ardian Ismajli rikthehen në Kombëtare, pas mungesës në ndeshjet e muajit tetor. Bëhet fjalë për një rikthim edhe për Memushajn, që është i gatshëm të japë një ndihmë për Kombëtaren, për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.
Për repartin e sulmit, Reja ka grumbulluar, Bekim Balajn, Sokol Cikalleshin, Xhakomo Vrionin, Armando Brojën, Taulant Seferin, Rei Manajn dhe Myrto Uzunin, me këtë të fundit që ishte në dyshim, për shkak se për një periudhë të gjatë ka qenë i izoluar, për shkak se rezultoi pozitiv me Koronavirus.
Burimi: PANORAMASPORT.AL