320
Rey Manaj është pa skuadër që prej shkurtit të këtij viti. Sulmuesi i kombëtares që pas largimit nga Ëatford nuk ka mundur të gjejë një ekip për të vazhduar karrierën, pavarësisht se disainteresime ka pasur në drejtim të tij.
Por tashmë duket se e ardhmja e tij pritet të jetë sërish në Serie A. Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Frosinone është ekipi që ka shfaqur interes për Manajn. Drejtuesit italian po mendojnë të transferojnë sulmuesin kuqezi dhe diçka të tillë e ka konfirmuar edhe drejtori i skuadrës, Guido Angeloci, i cili ka pranuar se kanë nisur të negociojnë me 26-vjeçarin.
Kujtojmë se ky do të ishte një rikthim për Manaj në Itali, teksa më parë ka mbajtur veshur fanelën e Cremoneses, Interit, Pescarës, Pisës dhe Spezias.