91
Rei Manaj shënon ndaj Galatasarayt. Po luhet java e 34-të e Superligës së Turqisë, ku në fushë ka zbritur edhe ekipi i sulmuesit shqiptar. Pikërisht sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur golin në minutën e 33 ndaj gjigandëv të Galatasaray.
Ndeshja deri në këto momnet është me shifrat e thella 4-1 në favor të Galatasaray. Ky është goli i 12 Manaj-t në kampionatit turk, duke e pozicionuar në këtë renditje të 9, shto edhe 4 asiste.
INTERESIM NGA BUNDESLIGA
Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, mund të largohet gjatë verës nga skuadra turke, Sivasspor. Interesim për Manajn ka shprehur skuadra gjermane, Borussia Moenchengladbach, të paktën sipas mediave turke.
Rey Manaj ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj klubit. Sulmuesi shqiptar ka dhënë një intervistë për “Fanatik”-un, ku ka shpjeguar situatën e vështirë që po përjeton te Sivaspori. Manaj ka deklaruar se refuzoi oferta mjaft të rëndësishme në verë, si dhe ka bërë sakrifica të mëdha për klubin e tij, i cili në fund nuk i vlerësoi. Ai ka treguar se Sivaspori nuk ka diskutuar ende me të për rinovimin e kontratës, çka e cilëson si një mungesë respekti për atë që ai dha për fanellën e këtij klubi.