Pak ditë më parë nisi zyrtarisht puna për “Dancing With the Stars”, program që këtë sezon do të jetë në ekranin e Top Channel. E ndërsa është raportuar se kompeticionin do ta drejtojë Bora Zemani, me Lori dhe Sara Hoxhën si producente, ende nuk dihet cilët do të jenë anëtarët e jurisë.
Nuk do të ishte aspak çudi po të keni menduar se kryetar i jurisë do të jetë Ilir Shaqiri, jo vetëm sepse ka qenë prej vitesh pjesë e formatit, por edhe sepse u zgjodh si fitues i Big Brother-it dhe pse të mos e vazhdonte aventurën e suksesshme në Top Channel. Por mesa duket nuk është kështu.
Burime për “News31” thonë se Shaqiri nuk do të jetë pjesë e “Dancing with the Stars”. Madje të njejtat burime thonë se ai do jetë pjesë e programit tjetër të kërcimit, “Dance With Me”, në Tv Klan. Arsyeja pse e ka bërë këtë zgjedhje, ende nuk dihet, por në sezonin e ri balerinin e njohur nuk do ta shohim në programin që të gjithë prisnim.
Në fakt dyshimet në lidhje me një bashkëpunim me Tv Klan, mund të ngrihen edhe nga intervista e tij e para pak kohësh në “Kurthin e Piter Pan”, kur i pyetur nga Alketa Vejsiu për planet e së ardhmes, ai tha se në shtator do të nisë diçka të re dhe drejtuar moderatores u shpreh: “Ti do të dish diçka më shumë për këtë”
Ndërkohë në të njejtën intervistë ai konfirmoi se do të vazhdojë të jetë pjesë e Digitalb, sipas kontratës që “fitoi” brenda shtëpisë së Big Brother.
Pra mesa duket sezoni i ri televiziv do të jetë me shumë surpriza!