Këtu është çaji i ftohtë që unë do ta pija gjatë gjithë verës: çaj i ftohtë Thai! Është fantastik për t’u hidratuar dhe për të luftuar ditët e nxehta. Kjo është receta e çajit që e gjeni në çdo restorant me gatime tajlandeze, por bërja e këtij çaji në shtëpi është çuditërisht super e lehtë.
Ku ndryshon çaji ‘Thai’ nga çaji i ftohtë i zakonshëm?
Ndërsa çaji i ftohtë i zakonshëm mund të jetë disi i butë dhe shërbehet me opsionin e çajit të ëmbël, çaji i ftohtë Thai është më i koncentruar dhe i shijshëm. Kjo pije e veçantë ka shumë ‘star anise’ një erëz që mund ta gjeni te dyqanet e erëzave edhe në vendin tonë, por edhe karafil, të cilat i japin edhe një aromë të veçantë. Ëmbëlsohet me pak sheqer dhe një lugë qumësht i kondensuar (qumësht Panda).
Përbërësit: Për 4 persona
- 5 gota uji
- 6 qese çaj i zi ose çaj i kuq ‘Thai’, ose 1 e 1/2 lugë çaj sipas dëshirës
- 2 ‘star anise’ (e gjeni te dyqanet e erëzave)
- 3 karafila
- 2 lugë sheqer
- Akull
- 1/4 filxhan qumështi i kondensuar
Përgatitja:
- Ziejeni ujin. Hiqeni nga zjarri dhe në enën e ujit, vendosni qeset e çajit, ‘star anise’ dhe karafilat.
- Sigurohuni që ato të zhyten plotësisht. Lëreni për 10 minuta. Hiqni qeset e çajit dhe erëzat: Përdorni një lugë të madhe ose një sitë.
- Hidhni edhe sheqer, trazojeni derisa të tretet. Lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës.
Për ta shërbyer:
- Përdorni gota të gjata dhe mbushni secilën me kube akulli. Plotësoni secilën gotë qelqi deri te 3/4 plot me çaj.
- Shtoni një lugë gjelle qumështi të kondensuar të ëmbël në secilën gotë qelqi dhe trazojeni për t’u kombinuar.
Pijeni menjëherë!