Receta e shpejtë dhe e lehtë e omëletës me makarona!

by KLIKOJE.AL

Shumë e dinë recetën dhe çmenden pas saj! Omëleta me makarona është një pjatë e thjeshtë por shumë e shijshme, e përgatitur zakonisht me makarona të mbetura nga një vakt më parë.

Ky është një vakt perfekt si për një drekë ashtu edhe nëse konsumohet si një pjatë e vetme për një darkë të shpejtë familjare. Ju njohim më poshtë me mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit

  • 150 g spageti
  • ½ qepe
  • 3 vezë
  • 1 karotë
  • 200 gr bizele
  • 200 g djathë kaçkavall
  • Vaj ulliri ekstra i virgjer
  • Kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Nëse makaronat nuk janë ato të një vakti më parë, filloni me zierjen e tyre.

Ndërkohë që makaronat ziejnë, ngrohni pak vaj ulliri në një tigan dhe më pas skuqni gjysmën e qepës dhe karotës të prera në kubikë. Shtoni bizelet, pak kripë dhe kaurdisini për disa minuta.

Merrni një tas të madh dhe në të thyeni vezët. Më pas hidhni kripë e piper për t’i dhënë shije dhe rrihini me një pirun.

Shtoni parmixhanin e grirë dhe salcën, dhe përziejini derisa përbërësit të bashkohen mirë.

Kur makaronat të jenë gati, kullojini dhe trasferojni direkt në tasin e përzierjes me vezë.

Shtoni djathin dhe përziejini mirë përbërësit.

Tani kalojini makaronat në një tigan me vaj ulliri dhe gatuajini për rreth 4 minuta nga secila anë, duke e kthyer omëletën nga ana tjetër me ndihmën e një kapaku.

Omëleta me makarona është gati për t’u shijuar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.