Orges Shehi foli për MCN TV pas përfundimit të finales me Egnatian. Të kuqtë humbën dhe duhet të mjaftohen me vendin e dytë të Superiores. Trajneri i Partizanit nuk kishte si të fshihte mërzitjen duke patur edhe pengjet e tij.
NDESHJA- I mërzitur, po të shënonim do të ishte histori tjetër. Morëm një gol të evitueshëm, patëm raste me Taipin, po të shënonim do ishte ndryshe. Pishmane? Nuk ishte punë zgjedhjesh, presioni është i madh dhe ndikon te lojtarët. Në pjesën edytë ishim ne prezent te zona kundërshtare.
RASTET- Episodet vendosin dhe kështu ndodhi sot. Rezultati është i tillë.Ndryshon komplet rrjedha nëse finalizohen rastet. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të qajmë ato raste të humbura. Egnatia u përshtat më shumë me terrenin, ishte agresive, luajti me topa të gjatë. Shënoi edhe golin me një top në zonë që na vjen keq si iku. Kundërshtari shfrytëzoi rastin e vetëm që kishte.
SITUATA-Jemi të mërzitur, por s’kemi ç’bëjmë. Arbitri? Nuk e di nëse goli ishte i rregullt apo jo. Arbitri duhet të lejonte agresivitetin. Për rastin e golit që shënuam nuk e di si e keni inetrpetuar ju”, tha Shehi.