Rama shkon në seancë, Alibeaj bën ironi: Më në fund e gjete rrugën, kemi një muaj që të kërkojmë e s’të gjejmë

by KLIKOJE.AL

Kryeministri Edi Rama është paraqitur në seancën plenare e cila ka nisur që prej orës 10:00 të paradites së sotme me tensione të forta mes mazhorancës dhe opozitës.Ka qenë kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ai i cili tha se shkaktar për të gjithë këtë situatë kaotike të krijuar në sallë është pikërisht kryeministri Rama.

Alibeaj i kërkoi Nikollës dhe Felajt që meqënëse kryeministri është prezent në seancë të bëjnë interpelancën e kërkuar me urgjencë nga opozita lidhur me çështjen McGonigal. “Shkaku i vërtetë është ai atjte. Meqënëse ke ardhur u bë një muaj që  je fshehur, ka një muaj që të kërkojmë edhe s’të gjejmë. Nikolla dhe Felaj  meqënëse ka ardhur të ecim me interpelancën urgjente që kemi këkruar.

Meqënëse më në fund gjeti rrugën e parlamentit. Nuk e di pse, se nga u shty të ecim me itnerpelancën të japë shpjegime ndaj Kuvendit dhe qytetarëve. Është ky shkaku që ka ndodhur kjo tollovi, meqënëse ka ardhur të japë shpjegime për çështjen McGonigal”, tha Alibeaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.