Vangjel Dule goditet me vezë para seancës gjyqësore për Fredi Belerin.
Ai është goditur me vezë nga një person i panjohur i cili qëndronte jashtë SPAK-ut.
“Hajde këtu ore, do ikni siç ikin këlyshat e Serbisë”, i thotë personi që e goditi me vezë.
Një prej vezëve preku nga pas xhakete Dulen, i cili pasi ktheu kokën për të parë se çfarë ndodhi, u fut pa thënë asgjë në ambientet e GJKKO.
Kujtojmë se ditën e sotme do të mbahet seancë për Fredi Belerin në lidhje me shqyrtimin e ankimit kundër vendimit që i refuzoi lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak.
Në seancën e sotme është paraqitur edhe ambasadorja greke.
Gjykata e Posaçme e Apelit më parë shtyu për në 24 janar seancën, pasi në seancën e fundit përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë.
Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.