Qendroi jashtë fushave për katër muaj, ish-portieri i Dinamos rikthehet të stërvitet me Frankfurtin

by S.M

Pas katër muajsh jashtë fushave të lojës, Simon Simoni rikthehet të mbrojë kuadratin e tij. Portieri shqiptar u kthye të luajë në testin miqësor mes Frankfurt U-21 dhe Paderborn U-21.

Simoni u dëmtua katër muaj më parë në artikulacionet e bërrylit dhe iu nënshtrua edhe një ndërhyrje. Ndërkohë, tashmë ish-portieri i Dinamos ka lënë pas çdo gjë duke u rikuperuar plotësisht dhe do të jetë gati për pjesën e mbetur të sezonit.

Simoni shihet si një nga portierët më me perspektivë, çka bëri edhe Eintrahtin e Frankfurtit që të paguajë 600 mijë euro te Dinamo për shërbimet e tij. 19-vjeçari ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2027.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.