Qatip Osmani nuk e bën dramë barazimin ndaj Teutës: Kjo pikë do të vlejë në fund të kampionatit

by KLIKOJE.AL

Teuta dhe Vllaznia barazuan me njëra-tjetrën në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me rezultatin 0-0. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani.

“Pas rezultateve të fundit që patëm ishim të detyruam të ndryshonim diçka dhe të freskonim ekipin. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve. Kundër Egnatias të mërkurën kemi Stojanovic dhe Hakaj me karton të kuq, kurse sot ishte test për lojtarët që mendoj t’i aktivizoj në kupë”, është shprehur fillimisht Osmani.

“Pjesën e parë u orientuam më shumë në lojën mbrojtëse. Nuk depërtonim në sulm. Në momentet e duhura kur duhej të sulmonim, nuk kishim pasimin e fundit”, tha më tej trajneri i Vllaznisë.

Sa vlen kjo pikë?

“Kjo pikë sigurisht që vlen. Në fund të kampionatit do të vlejë se ndoshta momentalisht jo dhe aq shumë”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.