Sindikata greke e personelit të spitalit publik po planifikon një grevë dhe një miting në qendër të Athinës të enjten për të protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor kundër Covid-19.
Greva e thirrur nga POEDIN do të zgjasë nga ora 10 e mëngjesit deri në 3 pasdite, me protestuesit që pritet të mblidhen para Ministrisë së Shëndetësisë në orën 11 të mëngjesit.
POEDIN gjithashtu u ka bërë thirrje anëtarëve të saj të vaksinuar që të mos dorëzojnë çertifikatat e tyre të imunitetit tek autoritetet për të parandaluar krijimin e një regjistri që tregon se cilët punonjës të kujdesit shëndetësor janë vaksinuar kundër koronavirusit të ri dhe cilët jo.
Punonjësit shëndetësorë që refuzojnë vaksinimin përballen me pezullim nga puna pa pagesë.
POEDIN pretendon se ligji që e bën vaksinimin të detyrueshëm për të gjithë punonjësit e shëndetësisë do të bëjë vetëm një ngarkesë shtesë në sistemin publik të kujdesit shëndetësor duke krijuar më shumë mungesa të personelit.