Diplomati shqiptar Ermal Dredha do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës. Ai ka kryesuar në votimin që është zhvilluar paraditen e sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste, përballë kandidatit tjetër Fate Velaj.
Ermal Dredha është një diplomat karriere i Shqipërisë dhe ka shprehur dëshirën për të drejtuar Vlorën, qytet i drejtuar më herët nga babai i tij. Ai është djali i Neki Dredhës, ish-kryebashkiak i Vlorës në vitin 2000.
Pas vitesh në diplomaci, Ermal Dredha do të rikthehet në vendlindje, për të garuar nën siglën e Partisë Socialiste dhe për të vazhduar transformimin e qytetit bregdetar. Për dy mandate radhë Vlora është drejtuar nga mjeku Dritan Leli, i cili ka vendosur të mos rikandidojë duke qenë se nuk ka prej kohësh mbështetjen e Ramës dhe të strukturave të partisë.