141
Pas një ndërprerjeje disamujore, komisioni që heton Presidentin Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës po i rikthehet çështjes sërish. Sot komisioni do te zhvilloje mbledhjen e radhes.
Tanimë, maxhoranca ka përfunduar hetimin dhe do të bëjë përmbledhjen e të gjitha të dhënave.
Afati i komisionit nuk premton shumë kohë, ndaj sot mbledhja do të përqendrohet tek opinioni i Komisionit të Venecias mbi emërimet e vitit të shkuar të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që vazhdon të jetë jofunksionale.
Ndërkohë, në mbledhjen e ardhshme përmes një raporti do të jepet qëndrimi i maxhorancës.