Protagonist te Cesena me 13 gola, Cristian Shpendi nën lupën e klubeve të Serie A

Cristian Shpendi këtë sezon futbollistik po kalon formën e jetës. Sulmuesi i Shpresave kuqezi i cili aktivizohet me Cesenan në Serie C italiane, po kalon një moment shumë të mirë.

Shpendi këtë sezon, deri më tani ka shënuar plot 13 gola me fanellën e Cesenas në kampionat. Sulmuesi shqiptar gjithashtu kryeson listën e golashënuesve me këtë numër rrjetash të tundura.

Kjo paraqitje ka mjaftuar që talenti kuqezi të marrë vëmendjen e klubeve të ndryshme në Serie A. Nga Italia raportohet se Fiorentina, Sasuolo dhe Lecce janë ekipet që janë të interesuara për shërbimet e Shpendit.

Pritet të shihet se cili ekip do t’ia dalë të bindë lojtarin dhe klubin e Cesenas. Por me shumë mundësi një transferim i mundshëm do të ndodhë vetëm në merkaton verore.

Related posts

“Presing dhe ekuilibër” / Glen Daja zbulon recetën që rrëzoi Vllazninë: E përgatitëm si finale, ky grup ka karakter

Gol i artë i Malomos dhe James, Dinamo mban gjallë shpresat për titull (video)

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)