Duket se Loredana është rikthyer fuqishëm dhe është gati të bëjë namin e këtë na e ka vërtetuar me publikimin e këngëve të para të albumit “Medusa”, që pritet të lançohet i plotë në dhjetor.
Për projektin e parë ajo ka bashkuar forcat me reperen nga Suedia, Amanda Delara, dhe i dedikohet jetës luksioze të dy repereve në fjalë, nga makinat te gjërat e shtrenjta e deri te suksesi dhe “thyerja” e klubeve.
Në këtë natyrë është edhe kënga e re dhe e dytë e albumit. Ky projekt u publikua mesnatën e së enjtes dhe titullohet “Rockstar”.
Sikundër jemi mësuar me tekstet e saj, reperja edhe një herë nxjerr në pah faktin se është emër i lakuar, shumë i sukseeshëm dhe një “bad girl” që nuk i bëhet vonë as për policinë.
Kur vozis natën në bllokun tim
Edhe policët ndalojnë për një moment
Sepse dukem si një yll roku
Zyrtar, a ka ndonjë problem? (Hë?)
Unë nuk pashë (shih) asgjë, nuk thashë asgjë (jo, jo). Çdo polic e di që unë jam Lori
Megjithatë më trajto sikur emri im është Toni
Madje, këtë herë ka futur në valle edhe vëllezërit e saj, duke thënë se nuk u trembet prangave sepse ka vëllezërit me vete.
Këta të fundit njihen në mediat zvicerane si problematikë, madje njëri prej tyre është dënuar 73 herë për vjedhje sipas “20 min.ch”,
Ata flasin, por unë e kuptoj vetëm stacionin
Vesh vetëm pranga nga Ferragamo (Haha)
Unë i kam vëllezërit me vete, sillni menaxherin tuaj me vete
Vish syzet e diellit, shpresoj të mos më njohin
Raport i ri për shtyp, një tjetër skandal
Por unë nuk bëhem më mirë, sepse nuk më intereson
Pasi u zhduk nga rrjetet sociale, Loredana zbuloi se ka përgatitur një album të ri, me të cilin pritet të bëjë bujë të madhe.
Ajo ka publikuar intron e tij, që duket se është një nga pjesët më të rëndësishme dhe të fuqishme të albumit.
Reperja rrëfen në intro se “Medusa” flet për 18 muajt e fundit të jetës së saj dhe gjithë teksti tregon shumë për të, përfshirë edhe raportin me Mozzik.