162
Në profesione të caktuara si ligjvënës, nëpunës i lartë i administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë gratë rezultojnë të paguhen më shumë sesa burrat.
Pikërisht këto profesione sipas publikimit të Institutit të Statistikave janë edhe më të paguarat.
Referuar të dhënave gratë në këto profesione kanë një pagë mesatare prej 97.761 lekë, ndërsa paga mesatare për burrat llogaritet 94.930 lekë.
Të dhënat i përkasin tremujorit të dytë të këtij viti.
Në profesionet e tjera si specialistë me arsim të lartë, Forcat e Armatosura, teknikë dhe specialistë në zbatim, apo nëpunës burrat kanë një pagë më të lartë.
Paga mesatare në vend për burrat gjatë kësaj periudhe është 55.528 lekë, ndërsa për gratë 52.447 lekë.
Burimi: ATSH