Probleme për Apoloninë, mesfushori dëmtohet dhe do të mungojë për shumë javë (FOTO)

Barazimi ndaj Lushnjes në kampionat, mund të konsiderohet për Apoloninë një gjysmë hapi fals. Skuadra fierake e ka lënë pas kraheve atë përballje dhe përqendrimi është në sfidën kundër Korabit që do të luhet të dielën në stadiumin “Loni Papuçiu”, në orën 14:00.

Lajmi më i keq për Apoloninë vjen nga infermieria, mësohet se mesfushori Stefano Omeri ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë dhe gjasat janë që të mungojë të paktën 6-7 javë.

Related posts

Eksodi te ekipi i Superiores vazhdon, largohet edhe lideri i skuadrës

Festa mbaron shpejt, klubi i Superiores mbetet pa trajner

Tirana fiton derbin me Dinamon, bardheblutë pranë firmës me realizuesin e 15 golave