“Prisja më tepër nga ai”, Gvozdenovic i pakënaqur me mesfushorin; Ishte një problem i madh, barazimi me Partizanin ishte i drejtë

by KLIKOJE.AL

Skënderbeu arriti të marrë pikë Partizanit në “Arenën e Demave” dhe pas sfidës foli trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç.
“Nuk mund të them jam shumë i kënaqur dhe as i mërzitur, në pjesën e parë kishim probleme me goditjet standarde, ndoshta barazimi është rezultati më i drejtë. Dean Liço nuk ishte mirë sot, unë pres më shumë nga ai dhe ky ishte problem i parë.

Problemi i dytë është se ishim jashtë, ishim me një rast nga fundi me Frenklin, por dhe Partizani tregoi cilësi. Problemi i pjesës së dytë është se goli erdhi shumë shpejt, mendova se do vendosja ekuilibër në mesfushë prandaj bëra ato zëvendësime”, deklaroi Gvozdenoviç për “MCN TV”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.