President i ri dhe merkato “PASANIKËSH”, Erzeni piketon lojtarin e parë në merkato (EMRI)

by KLIKOJE.AL

Duket se ka dritë në fund të tunelit për Erzenin. Skuadra shijakase ishte një nga skuadrat që nuk ka nisur ende me punën për sezonin e ri. Megjithatë në orët e fundit blutë kanë një president të ri, dhe ai do të jetë Ali Kasa. Ky i fundit është takuar me Shoqatën e Klubit së bashku me Bashkinë Shijak, dhe këto dy institucione që drejtuan sezonin e fundit Erzenin, do të ndihmojnë financiarisht biznesmenin me pjesën e tyre të aksioneve.

Emri i parë që po përflitet për të firmosur me Erzenin është Dejvi Bregu. Sulmuesi vlonjat është një lojtarët më kualitativë të Superiores. Në dy sezonet e fundit, 27-vjecari ka qënë pjesë e Boluspor në Turqi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.