Silvio Berlusconi vazhdon të jetë i shtruar në spital për të katërtën ditë radhazi në spitalin Raffaele të Milanos. Sipas deklaratës së ministrit të Jashtëm italian dhe koordinatorit të parties, “Forza Italia”, Antonio Tajani, “ka kaluar një natë të qetë, vazhdon të marrë trajtim me antibiotikë dhe ai vetë tha se ndihet mirë”.
Leuçemia kronike mielomonocitare që preku Silvio Berlusconin nuk klasifikohet ndër format më serioze dhe mund të trajtohet me një lloj kimioterapie të gjeneratës së fundit që vepron në ADN. Këtë e shpjegon Claudio Cerchione, kërkues mjekësor drejtor i Institutit Irccs Romagna për Studimin e Tumoreve “Dino Amadori”
euçemitë kronike, në përgjithësi, thotë hematologu, «kanë një ecuri shumë më të dobët dhe më pak serioze sesa format akute. Kjo do të thotë se nuk është gjithmonë e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme: në shumë raste në fakt është e mundur që sëmundja të mbahet nën vëzhgim pa ndërhyrje të menjëhershme farmakologjike. Nga ana tjetër kërkohet një ndërhyrje terapeutike kur ka “shpërthim” sëmundjeje”.