40 muaj pas atentatit në mbikalimin e Shkozetit, ku mbeti i vrarë shoferi i prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj dhe ku mbeti i plagosur ky i fundit dhe Aleksandër Laho, në Abu Dabi është arrestuar një prej personave të dyshuar.
39-vjeçari Amar Alias Dritan Shkëmbi u arrestua nga Interpoli I Emirateve të Bashkuara Arabe pas kërkesës së autoeriteve shqiptare për ta ekstraduar atë.
Ndaj tij, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
39-vjecari u shpall në kërkim me urdhër të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme, në janar të këtij viti ku u arrestua për të njëjtën dosje edhe Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani, dhe Juljan Pjetri.