100
Thirrjet për zhvillimin e një proteste mbarëkombëtare të shtunën janë duke u shpërndarë me shpejtësi në internet nga vetë qytetarët.
Në njërin prej tyre shkruhet me ironi: “Na u ndez llamba” të shoqëruar me simbolin që tregon sasinë karburantit të një makine dhe më poshtë: Të shtunën, ora 11:00, tek sheshi “Skënderbej”. Marshojmë për të qëndruar përpara kryeministrisë.
Në thirrjen tjetër ku tregohet një portofol bosh, jepet i njejti mesazh: “Të shtunën, ora 11:00, tek sheshi “Skënderbej”. Marshojmë drejt Kryeministrisë!”
Protestat e ditëve të fundit janë organizuar nga qytetarët dhe kërkesa të qarta me karakter ekonomik i janë shpalosur qeverisës, pas rritjes drastike të çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve.