Portieri abuzon seksualisht me studenten minorene, klubi grek merr masa drastike

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Greqi me portierin e skuadrës së Volos, Boris Kleiman. Ky i fundit teksa ishte në një bar me miqtë e tij në orët e para të mëngjesit së 11 prillit, mendoi t’i afrohej një grupi studentësh që kishin shkuar në Greqi për pushime. Portieri u njoh me një vajzë minorene nga Belgjika e cila edhe për shkak të konsumimit të alkoolit u afrua më shumë seç duhej me Kleiman.

Por në momentin që portieri kërkoi më shumë, vajza reagoi dhe e refuzoi afrimitetin me të. Në këtë moment, Kleiman përdori forcën dhe abuzoi seksualisht me minorenen. Miqtë e vajzës që kuptuan se çfarë ndodhi, lajmëruan menjëherë policinë. 33-vjeçari u shoqërua për në komisiarat ku u identifikua nga viktima.

Gjatë arrestimit portierit iu gjet edhe lëndë narkotike e cila iu konfiskua menjëherë ndërsa pritet që ditët në vijim pritet të merret edhe një vendim nga ana e Prokurorisë së Athinës. Ndërkohë, edhe klubi i Volos ka marrë masa duke e përjashtuar nga skuadra Keiman.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…