Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, vihet në prangat e policisë një 19-vjeçar, si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.
Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. M., 19 vjeç, banues në Kukës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në Laprakë, duke transportuar në drejtim të Kukësit, 6 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi E. S., i cili dyshohet se është i implikuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe disa aparate celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.