Plas në Kuvend/ Berisha shtyn Alibeajn nga foltorja (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Një incident aspak i këndshëm ka ndodhur mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Enkelejd Alibeaj. Kryetari i grupit demokrat ishte në foltore për të marrë fjalën, ndërsa pas tij erdhi ish-kryeministri Sali Berisha.

Ish-kryeministri e shtyu në një moment Alibeajn duke mos e lejuar të flasë. Berisha kërkoi të merre fjalën vetë, për t’ju përgjigjur deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama ku shprehej se do të ndërpriste çdo raport me PD-në nëse në krye të saj vjen sërish Berisha.

Sakaq, kryetarja e Kuvendit i tërhoqi vëmendjen Berishës për gjestin që bëri ndaj Enkelejd Alibeajt. Pas kësaj situate seanca u ndërpre, pasi Taulant Balla kërkoi pesë minuta pushim. Sakaq, gjesti i bërë nga Berisha preku Alibeajn.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.