Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid, e përshkroi ilaçin molnupiravir si një armë të fortë në ‘luftën’ tonë pandemike.
Ç’është më e rëndësishmja, tableta mund të merret në shtëpi pa pasur nevojë për vizitë mjekësore dhe është e para që parandalon efektet vdekjeprurëse të virusit.
E krijuar nga kompanitë amerikane të barnave Merck, Sharp dhe Dohme, tableta antivirale dy herë në ditë mund të neutralizoj fillimin e hershëm të coronavirusit, shkruan Express.co.uk.
Britania ka blerë 480 mijë trajtime, me vlerë rreth 250 milionë funte, pasi rregullatori britanik i barnave MHRA miratoi dje përdorimin e ilaçit. Dozat e para do të shpërndahen në fund të këtij muaji.
Ato fillimisht do të përdoren për pacientët siç janë banorët e shtëpive të kujdesit që kanë rezultuar pozitivë dhe kanë filluar të shfaqin simptoma.
Javid dje i dha pilulës mbështetjen e tij. Ai tha: “Sot është një ditë historike për vendin tonë, pasi Britania e Madhe është tashmë vendi i parë në botë që miraton një antiviral që mund të merret në shtëpi kundër coronavirusit”
Ai shtoi: “Ky do të jetë një ndryshim i lojës për pacientët më të cenueshëm”.