Në rrjet mund të gjenden informacione të ndryshme dhe shpesh kontradiktore mbi rolin e kafesë tek sheqeri në gjak apo diabeti.
Sipas studimeve, pavarësisht se kafeja mund të ofrojë disa përfitime për diabetikët, ajo mund të ketë një ndikim jo të mirë tek sheqeri në gjak.
Ajo që ekspertët, shpjegojnë është se disa prej substancave të ndryshme të kafesë mund të kenë efekt mirëbërës në shëndetin e një diabetiku ndërsa të tjera mund të kenë një ndikim negativ.
Kafeina për shembull ka një ndikim afatshkurtër tek insulina.
Si Ndikon Kafeja Tek Niveli i Sheqerit Në Gjak
Të dhënat e studiuesve tregojnë se konsumi i lartë i kafeinës përgjatë një periudhe një mujore ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës tek diabetikët.
Sa më i lartë konsumi i kafesë aq më e ulët është ndjeshmëria ndaj insulinës.
Kafeja Pa Kafeinë, Zgjedhja Më E Mirë?
Duke qenë se kafeina ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës, ekspertët janë të mendimit se kafeja pa kafeinë është alternativa më e mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti.
Në mungesë të kafeinës, kjo kafe ofron shumë vlera pozitive për shëndetin e një diabetiku.
Përpos të tjerave, njerëzit që vuajnë nga diabeti apo janë të rrezikuar prej tij duhet të minimizojnë ekspozimin ndaj sheqerit, sepse rrit dramatikisht nivelin e glukozës në gjak.
Për pasojë, edhe kafeja duhet pirë me sa më pak sheqer.
Kafeja E Filtruar Dhe Diabeti i Tipit 2
Një studim, thotë se kafeja ul rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2, por kjo ndodh vetëm në rastin e kafesë së filtruar.
Sipas studiuesve, njerëzit që pijnë dy ose tre filxhanë kafeje të filtruar në ditë, janë 60% më pak të rrezikuar nga shfaqja e diabetit të tipit 2.
Ata u shprehën se ndikimi shëndetësor i kafesë në organizëm nuk varet vetëm nga filtrimi por edhe përpunimi i kokrrave të kafesë dhe pijes në përgjithësi.