200
Mbrojtësi Berat Gjimshiti doli mbrëmë nga fusha pas një dëmtimi në ndeshjen ndaj Torinos. Mediat italiane kanë zbuluar se bëhet fjalë për një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Në pritje të analizave më të detajuara, ai pritet të mungojë afro 15 ditë.
Kapiteni kuqezi pritet të mungojë në sfidën kundër Milanit më 9 dhjetor, kjo e shqetëson shumë trajnerin e Atalantas, Gasperinin. Në 13 ndeshje, ai ka qenë i saktë në 89% të pasimeve, ndërsa është ndëshkuar vetëm 2 herë me karton të verdhë, një statistikë shumë domethënëse për një mbrojtës.
Ky është një lajm i mirë për Silvinjon dhe Kombëtaren kuqezi pasi të gjithë kishin frikë për dëmtimin e kapitenit dhe se mund të rrezikonte të humbiste Europianin.