Pësoi humbjen e parë në stolin e AF Elbasanit, Roberto Bordin i nervozuar: S’mund të shkaktojmë atë penallti, i falëm terren Dinamos

by KLIKOJE.AL

AF Elbasani humbet në Elbasan Arena përballë Dinamos. Verdheblutë u mposhtën me rezultatin 2-1 teksa penalltia e Bregut në minutën e fundit prishi të gjitha planet. Në përfundim të ndeshjes trajneri Roberto Bordin foli për RTSH Sport.

“Jam i mërzitur pasi në pjesën e parë i falëm terren kundërshtarit. Pas kartonit të kuq, në vend që të qarkullonim më mirë topin bëmë të kundërtën. Në superioritet numerik duhet të vendoseshim më mirë dhe të shfrytëzonim mundësinë e jot ë pësonim atë penallti. Është një humbje që duhet marrë mësim nga kjo.

Nëse duhet ta analizojmë ndeshjen, duhet ta bëjmë nga sfida e parë. Nuk u mbrojtëm ndaj Skënderbeut. Ndaj Tetuës bëmë një ndeshje shumë të mirë siç u pa nga rezultati duke krijuar shumë raste. Sot, pjesa e parë ua falëm kundërshtarit, ndërsa në të dytën u futëm më mirë në lojë duke kërkuar të menaxhojmë superioritetin numerik”, tha Bordin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.