Peshëngritja shqiptare në krizë, Erkand Qerimaj akuzon presidentin Gjoza; Largohu, mban fshehur atletë të dopuar (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Erkand Qerimaj i ka kërkuar dorëheqjen presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes pasi sipas tij ka tentuar të mbulojë një atlet të dopuar.

Akuza ka qenë direkt për Elez Gjozën pasi sipas Qerimajt numri një i Federatës nuk ka bërë publik faktin se një peshëngritës ka rezultuar pozitiv ndaj kontrolleve anti-doping. Mësohet se sportisti në fjalë ka qenë Rilind Hysaj.

Nga llogaria e tij në Facebook, Qerimaj akuzon Gjozën edhe për shpërdorim detyre ku thekson se “përdor fondet e Federatës për turizëm me familjen”.

Këto akuza Qerimaj i bëri vetëm pak ditë pasi u shpall Kampion Europe në stilin e shkëputjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.