200
Ka përfunduar mbedhja e Enkelejd Alibeajt me Kryesinë e PD, ku fokus i diskutimeve kanë qenë kandidaturat për zgjedhjet e 14 majit. Ndërkaq në mbledhje, mësohet se janë propozuar dy emra nga PD zyrtare për kryetar për Bashkinë e Tiranë, Jonila Godole dhe Roland Bejko.
Në mbledhje deputetët kanë folur se si duhet të veprojnë për zgjedhjet e 14 majit dhe për bashkimin e demokratëve. Deputetja Dhurata Çupi propozoi daljen me lista për këshillat bashkiakë, por jo me kandidatë për kryetarë të bashkive.