Patatet janë edhe bukë, edhe gjellë, edhe një ide e shkëlqyer për darkën, ndaj përgatitini se do t’ju pëlqejnë.
Përbërësit për 6 persona:
• 6 patate të mëdha
• 3 salsiçe të freskëta (nëse dëshironi mund t’i merrni pikante)
• 3 luge vaj ulliri
• 250 gr gjizë pa kripë
• pak mozzarella
• patate te grira ne rende
• erëza sipas dëshirës.
Përgatitja:
Ziejmë patatet me lëkurë, i hedhim edhe erëza. Pasi zihen për 20 minuta, i heqim pjesën e mesit derisa të mbetet një shtresë e hollë. Salsiçet dhe tulin e patateve së bashku me erëzat i skuqim me pak vaj. I shtojmë gjizën. Më këtë përbërje mbushim patatet dhe sipër shtojmë pak mocarela te secila prej tyre. E vendosim në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë. Kur e heqim nga furra i hedhim sasi te vogël patate të grira që të bëhen krokante.