Dea Mishel Hoxha është duke marrë pjesë në filmin “Në kuadër të dashurisë”. Sot ajo ishte pjesë e xhirimeve, e kjo u zbulua nga Olta Gixhari e cila postoi në rrjetin e saj social një moment me Dean.
Deri këtu jemi “ok”, por mos harruat që në këtë film protagonist kryesor është Luiz Ejlli, personi me të cilin Dea pak ditë më parë kishte një “përplasje” online pas ofendimit që u bë.
E duke marrë shkas nga kjo, pyesim sesi do shkojë marrëdhënia mes tyre në sheshxhirim? A do ketë hatërmbetje? Do flasin apo s’bëhet fjalë…
Për t’ju rikujtuar ngjarjen…
Një video e Luiz Ejllit, teksa ofendon Dea Mishel nga koncerti në Shkodër bëri xhiron e rrjetit.
“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”.
Këto ishin fjalët e Luizit të cilave Dea Mishel u është përgjigjur e prerë duke e paralajmëruar të mos merret më me familjen e saj.
“Unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje. TURP, burrë 40 vjeç, për një lojë.”, është shprehur Dea.
Duke e quajtur të pangopur me famë dhe vëmendje, Dea i kujtoi momentin kur Luizi e ka kërcënuar në BBV duke i thënë se nëse ajo nuk do ta falte por duhet ta kërcënonte dhe ai do kishte dalë menjëherë jashtë shtëpisë në ato momente.