“Pas golit lojtarët e Dinamos vononin lojën”, Gvozdenovic gjen arsyen e humbjes së Skënderbeut; Për penalltinë nuk dua të komentoj

Skënderbeu u mposht në shtëpi mes polemikave në ndeshjen e prapambetur të Superiores me Dinamon. Trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç u shpreh se skuadra e tij bëri një pjesë të parë më të mirë se blutë, por nuk preferoi të komentonte penalltinë e kundërshtarëve.

“Për mendimin tim ne ishim më mirë në pjesën e parë. Për penalltinë nuk do komentoj nëse ishte apo jo. Pas penalltisë Dinamo vonoi lojën me shumë faulle. Më pas ne i provuam të gjitha me katër sulmues. Ky është futbolli, por do tentojmë për më shumë sukses në vazhdimësi.

Dinamo ishte më e qetë sepse shënoi golin nga penalltia dhe luante për kundërsulm. Dinamo ishte me 5-3-2 më pas. Do rrinte mbrapa fortë dhe më pas do provonte për kundërsulm.” Përfundoi trajneri serb.

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)