Pas Conference League, një tjetër aktivitet i rëndësishëm “troket” në Tiranë, FSHF i ka thënë PO propozimit

by KLIKOJE.AL

Pas finales së Conference League, Tirana mund të presë një tjetër aktivitet të rëndësishëm. Federata Greke e futbollit po kërkon një stadium për të zhvilluar finalen e Kupës së Greqisë dhe stadiumi në të cilën mund të zhvillohej kjo finale, është “Air Albania”.

AEK-PAOK është finalja e Kupës së Greqisë dhe forcat e policisë nuk e kanë marrë përsipër që finalja të zhvillohet në Athinë për shkaqe sigurie. Problemet e tifozëve kanë bërë që policia të stepet dhe në këtë mënyrë, Federata po kërkon për një stadium tjetër.

Kërkesa e tyre është refuzuar nga Qipro dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka thënë “PO” parimisht që kjo ndeshje të luhet në Tiranë. Gjithashtu, një alternativë ishte edhe stadiumi i Bukureshtit, megjithatë me shumë gjasa finalja do të luhet në Tiranë. Finalja është planifikuar të luhet në datën 24 maj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.