Në prezantimin e buxhetit, Rama tha se për herë të parë, shteti do të financojë drejtëpërdrejtë peshkatarët për riparimin e anijeve të tyre, jo në formën e borxhit.
“Kemi ambicie shumë të madhe dhe duhet të adresojmë disa çështje që ju të rrisni fuqinë tuaj. Për neve nuk ka rëndësi nëse je socialist ose demokrat, mjafton që të kapësh peshkun. Mali e ka në terezi, shko kap peshk në Afrikë. Ne do ju japim mbështetje financiare në dy drejtime, do ketë për herë të parë një fond që do të financojë drejtpërdrejtë për këdo që thotë se unë kam nevojë të riparoj anijen. Kjo kushton X dhe Y do e vendos shteti, do japë shteti lekë në dorë, jo borxh. Ju keni një problem me çështjen e kredive të bankave, ministrja sëbashku me Landin… Këta (peshkatarët) kur të shkojnë të marrin kredinë në bankë të shkojnë ta marrin përmes fondit të garancisë sovrane të shtetit. Jo të vendosin anijen peng atje. Nga njëra anë një pjesë e buxhetit të jepet drejtëpërdrejtë nga ministria, grant pa asnjë interes. Pjesën tjetër që do vendosin këta garanci, të jetë përmes fondit të garancisë sovrane. Duhet ta tregosh se e meriton që të qëndrosh aty si zëvendësministër” – tha Rama.
Një tjetër pikë ku u ndal kreu i qeverisë ishte dhe nevoja e shtetit për të pasur një shkollë profesionale për të trajnuar peshkatarët e rinj.
“Do jetë për 4 vjet rresht, për të fuqizuar flotën e peshkimit. Nëse sot ka ardhur dita që peshkatarët tanë të dalin të luftojnë në detet e hapura të shkojnë deri në Senegal dhe Ganë, kanë nevojë për fuqi më të madhe motorike. Na duhet një shkollë. Sa më shumë rriteni, keni nevojë për specialistët të nivelit të lartë. Duhet të ndërtojmë shkollën profesionale për këtë industri që të lidhet me praktikën. 3 ditë në shkollë, dy ditë në punë, këtu është ideale. Dy ditë në anije, tre ditë në klasë. Kështu që edhe për këtë duhet të fillojmë punën dhe të caktojmë ku është vend ii duhur për shkollën. Mund të jetë mirë shkolla profesionale e peshkimit këtu. Në një mjedis fantastik, vijnë djemtë dhe nxënësit këtu, janë të lidhur me portin dhe kompanitë. Sa mbarojnë shkollën lidhen me kompanitë. E kemi rritur peshkimin me 240%” – tha Rama.