Partizani nis të mendojë për derbin, publikon çmimet e biletave për sfidën ndaj Tiranës

by S.M

Partizani-Tirana, përballen më datë 3 tetor, ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”, për derbin më të zjarrtë të futbollit shqiptar.Klubi i Partizanit ka nisur tashmë me shitjen e biletave, duke konfirmuar edhe cmimet për cdo sector. Sipas njoftimit zyrtar cmimi më i lartë është në Tribunën Vip Gold, ku një biletë kushton 5 mijë lekë të reja, ndërsa biletat me cmim simbolik janë pas porte me 500 lekë aty ku zakonisht qendrojnë dy tifo-grupet si Tirona Fanatics dhe Ultras Guerrils.

Ky derbi pritet të sjellë një atmosferë elektrizuese në “Air Albania”, me dy tifozëri që tradicionalisht e kthejnë këtë përballje në një festë të futbollit shqiptar. Partizani dhe Tirana do të kërkojnë jo vetëm tre pikët, por edhe krenarinë e qytetit në një sfidë që gjithmonë shkon përtej futbollit.

LEXO ME SHUME:Përplasje e fortë te Tirana, Dabulla kritikoi Refik Halilin, presidenti i Tiranës i përgjigjet FLAKË: Jam i gatshëm të vi, le të jetë ai dhe…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.