Partizani-Tirana/ Ja kur dhe ku do të luhet derbi i kryeqytetit

Java e 33-të vjen shumë shpejt për Partizanin dhe Tiranën, pasi të premten ata luajnë derbin e 157-të të kryeqytetit. Të kuqtë janë organizatorët e kësaj sfide, që sipas axhendës së publikuar nga federata takimi do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” pa praninë e tifozëve.

Një sezon më parë, pikërisht më 12 maj 2019, me fitoren 2-1 në derbin e fundit Partizani i drejtuar nga trajneri Skënder Gega arriti që matematikisht të kthente titullin kampion pas 26 viteve pritje. Me humbjen e djeshme ndaj Kukësit, bardheblutë kanë humbur mundësinë që të “hakmerren” ndaj të kuqve që të shpalleshin matematikisht kampionë në derbi.

Pra, cilido qoftë rezultati i këtij takimi, nuk do të kemi festë titulli në përfundim. Madje, në këtë takim Partizani mund t’i stresojë bardheblutë, aq më shumë që fitorja kërkohet për të shlyer edhe turpin e 28 shkurtit, kur Tirana i mposhti në shifrat 5-1.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…