Partizani shet Andi Hadrojin para derbit, zbulohet shuma që ka përfituar klubi nga transferimi

Ndodhi ajo që ishte paralajmëruar. Partizani shet në Ukrainë mbrojtësin e krahut, Andi Hadroj. Mwsohet se klubi i kuq ka gjetur marrëveshjen përfundimtare me skuadrën e Superligës ukrainase, Polissya Zhytomyr, aktualisht në vendin e katërt.

Mësohet se Partizani ka përfituar 150 mijë euro nga shitja, por gjithashtu ka mbajtur 20 % të kartonit të lojtarit. Nga ana tjetër, Hadroj ka firmosur një kontratë 3.5 vjeçare, nga e cila do të përfitojë një pagë prej 12 mijë eurosh në muaj.

Mbrojtësi është kontigjent i Kombëtares, ndërsa në javët e fundit nuk është aktivizuar për Partizanin edhe për shkak të negociatave mes klubeve, që u finalizuan pikërisht sot.

Related posts

Derbi lë me pasoja Tiranën, Disiplina i mbyll sezonin mesfushorit, dënohet edhe drejtori sportiv

“Shumë mllef ndaj meje, e lë Partizanin në garë për Europën”, Kërnaja reagon pas shkarkimit (POSTIMI)

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë