Partizani-Roma/ Gazeta italiane e bën “baltë” me titullin, e ngatërron me ekipin e Beogradit, ja si u pasqyrua në Itali miqësorja

by KLIKOJE.AL

Për Partizanin, vizita e Romës ishte më shumë se sa një test miqësor. Nuk ndodh shpesh që në Tiranë të vijë një ekip kaq i madh, për më tepër me një trajner ikonë, nga më të mirët në historinë e futbollit, Jose Mourinho. Këto detaje bën që “Air Albania” të ishte “full”, një atmosferë fantastike që i dha më shumë shije këtij takimi.

I tillë ishte dhe pasqyrimi në mediat italiane, një përshkrim i ftohtë, madje dhe me gabime, si në rastin e Corriere dello Sport, që e ngatërron Partizanin e Tiranës me atë të Beogradit: “Partizani i Beogradit-Roma 1-2, deciziv golat e Belottit dhe El Shaaraëy. Fitore e ngushte në testin e fundit miqësore përpara startit të sezonit për verdhekuqtë e Mourinho-s, në fushë pa Dybala”, shkruan ndër të tjera Corriere dello Sport.

“Roma fiton me El Shaarawy dhe Belotti. Fair play i Mou: kundërshtari me 10 lojtarë, heq një nga të tijtë”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.