FOTO/ Cara mesazh dashurie Partizanit, konfirmon rikthimin e madh të merkatos së janarit

by S.M

Partizani prezantoi dje David Fadairon. Bashkë me të janë afruar edhe Valentino Murataj me Laorent Shabanin, që do të zyrtarizohen në vijim.

Për Muratajn është kujdesur Tedi Cara, që postoi së fundmi një foto duke e konfirmuar te kryeqytetasit. “Është kthyer”, shkruan ish-kapiteni i Partizanit duke e shoqëruar me një simbol të kuq.Mesfushori u largua nga Flamurtari ku luajti në pjesën e parë të sezonit. Tashmë te Partizani shfaqet si alternativë më shumë për trajnerin Kërnaja.

Të kuqtë do e luajnë sfidën e radhës me Elbasanin. Takimi i ditës së shtunë do të nisë në orën 16:30.

E ARDHMJA E TRAJNERIT TË PARTIZANIT

Burime pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit e Partizanit kanë nisur menjëherë punën për gjetjen e pasuesit, duke mos humbur kohë në këtë moment delikat të sezonit.Mësohet se trajneri i ri është tashmë “pikëtuar” nga drejtori sportiv Agim Ibraimi. Edhe pse marrëveshja duket e afërt, emri i trajnerit që pritet të marrë drejtimin e skuadrës mbetet ende sekret dhe nuk është bërë publik për momentin.

LEXO ME SHUME:Kristjan Asllani kthehet në “shqiponjë”, klubi turk poston foton e mbërritjes së mesfushorit

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.