Rikthehet në kombëtare pas 2 vitesh, sulmuesi i Partizanit “shpërblehet” për formën (EMRI)

by KLIKOJE.AL

Vusal Isgandarli është rikthyer në Azerbajxhan, ku pas dy vitesh ka marrë sërish një ftesë nga përfaqësuesja. Sulmuesi i Partizani do të jetë pjesë e turneut miqësor të FIFA, që zhvillohet me pjesëmarrjen e Sierra Leone, Oman dhe Saint Lucia.

Klubi i kuq ka treguar mbështetje ndaj lojtarit gjatë kësaj periudhe. Trajneri Oltijon Kërnaja është shprehur se e ka menaxhuar me kujdes aktivizimin e tij në kampionat, edhe për shkak të angazhimit me kombëtaren. Në mungesë të Isgandarlit, Partizani arriti fitore ndaj Dinamos , ndërsa më pas regjistroi barazime me Vorën dhe Teutën.

Në njoftimin zyrtar, Partizani konfirmon grumbullimin e sulmuesit, duke i uruar një paraqitje sa më të mirë me përfaqësuesen e Azerbajxhanit në këtë turne ndërkombëtar, ndeshjet e të cilit do të luhen më 27 dhe 30 mars.

LEXO ME SHUME:Lorenc Trashi në “stuhi” akuzash, por merkatoja i hap derën; klubi shqiptar kërkon shërbimet e tij

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.