Partizani pa “busull”, ndeshjet e fundit shqetësojnë mbrojtjen (STATISTIKAT)

by S.M

Golat e pësuar nga skuadra e Partizanit në ndeshjet e fundit të kampionatit tashmë kanë nisur të bëhen shqetësuese. Reparti difensiv duket se ka humbur sërish busullën dhe është rikthyer te golat e pësuar për gabime individuale lehtësisht të shmangshme, sidomos nëse përqendrimi do të ishte maksimal. Janë gjashtë gola që Partizani ka marrë në tre ndeshjet e para të kësaj faze të katërt, duke pësuar në secilën prej këtyre ndeshjeve nga dy gola.

Nëse në takimet ndaj Vorës 2-2 dhe Teutës 2-2 ekipi ia doli të shmangë humbjen, në ndeshjen me Vllazninë kjo ishte e pamundur, teksa shkodranët fituan në kryeqytet me rezultatin 0-2. Aktualisht, Partizani ka kaluar në një golavarazh negativ, duke rezultuar me një handikap prej dy golash, teksa ekipi ka shënuar 33 gola në 30 javë kampionat, por ka pësuar 35 të tillë. Një statistikë domethënëse që tregon problemet e të kuqve këtë sezon në mbrojtje, teksa asnjë nga skuadrat e renditura në katërshen e parë nuk ka një bilanc negativ në golavarazh, madje as Dinamo e Teuta që renditen në vendin e katërt dhe të pestë.

LEXO ME SHUME:VIDEO/ Shtesa rezulton fatale për Tiranën, Flamurtari shpëton “lëkurën” në fund

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.