Partizani e ka nisur shumë dobët këtë sezon në Superiore, ku po shfaq vështirësi të mëdha dhe për momentin është larg çdo pritshmërie që ka për klubin kryeqytetas. Një nga problemet e mëdha të konstatuar në 8 javët e para, është padyshim ai i golave të shënuar.
Partizani ka sulmin më të dobët në Superiore pasi kanë tundur vetëm 4 herë rrjetën e portës kundërshtare, ku në dy raste, kanë pasur nevojë për “ndihmë” pasi ata ishin autogola.
E megjithatë, në kampin e kryeqytetasve, nuk e përjetojnë si dramë këtë situatë, por e kanë marrë me humor. Dhe kjo shihet qartësisht nga postimi i Xhuliano Skukës në rrjetet sociale. Ai ka shpërndarë foto të tij me Paulo Buxhelajn gjatë stërvitjes së të kuqve, me një koment që i referohet pikërisht faktit se ashtu si shokët e skuadrës, nuk po bën mirë në aspektin e shënimit.
“Faleminderit që më tregove ku është porta se e kisha harruar këto kohë”, ishte komenti autoironik i Skukës në rrjete sociale.
